AMD prezantoi familjen e re Radeon RX Vega dhe grafikat e para dalin në shitje më 14 Gusht. Tre grafikat reja bazohen në arkitekturën Vega.

in altini •  8 years ago 

vegaair-800x433-730x410.jpg
AMD prezantoi ditën e djeshme procesorë të rinj të rangut të lartë dhe grafika për adhuruesit e lojrave gjatë një evenimenti në Los Angeles.

Kompania fuqizoi pozitat e saj në tregun e procesorët me performancë të lartë me një model të ri Ryzen Threadripper (http://bit.ly/2vj6q4A) dhe me grafikat e reja Vega për lojtarët dhe krijuesit e përmbajtjeve.

AMD prezantoi familjen e re Radeon RX Vega dhe grafikat e para dalin në shitje më 14 Gusht. Tre grafikat reja bazohen në arkitekturën Vega.

Në mesin e tyre është një model me ftohje të lëngshme, Radeon RX Vega 64 dhe është modeli Radeon më i fuqishëm prodhuar ndonjëherë.

Krahas tij AMD prezantoi edhe Radeon RX Vega 64 dhe Radeon RX Vega 56 me ftohje përmes ajrimit.

Modeli i rangut të lartë, Radeon RX Vega 64 Liquid Cooling Edition kushton 700 dollar ndërsa dy modelet e tjera kushtojnë 500 dollar dhe 400 dollar respektivisht.

Dy modelet Radeon RX Vega 64 numërojnë 4,096 procesorë ndërsa RX Vega 56 3,585 procesorë. RX Vega 64 Liquid Cooling një frekuencë bazë prej 1677 Mhz, RX Vega 64 Standart 1546 Mhz dhe RX Vega 56 ka frekuencë prej 1471 Mhz.

Të tre modelet kanë 8GB memorje HBM2. Pas këtij debutimit të grafikave të reja nga AMD pritet edhe përgjigja e Nvidia.

Authors get paid when people like you upvote their post.
If you enjoyed what you read here, create your account today and start earning FREE STEEM!