Getoar Selimi ka mbledhur në një restorant në Tiranë disa miq të veçantë nga Kosova që kanë mbërritur veçanërisht për t’i uruar 35-vjetorin.
Torta që kishte porositur marina për të dashurin e saj, portretizonte vetë reperin me mjekrën e tij të madhe karakteristike. Gjatë festës nuk mungoi edhe kënga e ditëlindjes dhe fryrja e qirinjve, para së cilës Getoari shprehu një dëshirë.