Gjatë natës mes të enjtes dhe të premtes, në zonën e Thumanës në Fushë Krujë, u zbulua duke u transportuar me makinë 421 kilogramë lëndë narkotike.Gjatë këtij operacioni u arrestua Benard Hamzai, 40 vjeç nga Gjirokastra.Mësohet se Hamzai, ka punuar si doganier në pikën e kalimit kufitar në Kakavijë dhe duket se kishte njohje të mira në radhët e policisë.Policia bëri zyrtarisht me dije se u arrestua në flagrancë 40-vjeçari Benard Hamzai, banues në Gjirokastër.Gjithashtu është shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e punonjësit të policisë S.O., banues në Tiranë.
Kjo pasi mbrëmjen e së enjtes, në fshatin Thumanë, Fushë Krujë, nga kontrolli i ushtruar në dy automjete u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 421 kilogramë e 450 gramë lëndë narkotike e llojit marijuanë.Nga hetimet e kryera dyshohet se efektivi i policisë, është i përfshirë në këtë aktivitet kriminal.Ai dyshohet se ka dekonspiruar operacionet e policisë, duke favorizuar trafikimin e lëndëve narkotike.
Lidhur me efektivin e shpallur në kërkim, është njoftuar Drejtoria e Përgjithshme e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit, e cila ka bërë pezullimin e menjëhershëm nga detyra dhe nisjen e ecurisë disiplinore për shkelje të rëndë.Aktualisht po punohet për gjetjen e tij dhe vënien në dispozicion në kryerje të hetimeve.
Hi! I am a robot. I just upvoted you! I found similar content that readers might be interested in:
http://www.lajme.al/me-421-kg-droge-ne-makine-kush-eshte-ish-doganieri-i-arrestuar/
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit