Prej ditesh vazhdojne te qarkullojne lajme lidhur me Icardin. Juve eshte e interesuar per nenshkrimin e tij por me perpara duhet te shese Mandzukic dhe Higuain. Inter kerkon shkembim me Dybala i cili eshte i pamundur, jo vetem sepse lojtari eshte ne qender te projektit te Sarrit, por edhe sepse vete lojtari nuk e pelqen nje destinacion te tille. Sipas La Stampa, Juve eshte ne pozicion force pasi ka marrveshje me lojtarin per nje kontrate 5 vjecare prej 8 mln euro ne sezon + bonuse dhe Inter eshte i detyruar ta shese pasi eshte nxjerre jashte ekipit dhe per te deri tani eshte i interesuar vetem Napoli, destinacion qe Icardi nuk e ka me qejf. Duke u gjendur ne nje pozicion te tille force, bardhezinjte kerkojne te investojne vetem 30-40 mln euro, madje flitet qe ne mes te jete edhe nje huazim per ti dhene klubit mundesine per te mos renduar aspak bilancet. Corriere dello Sport flet per nje oferte prej 40 mln euro, nderkohe qe Inter kerkon 45. Negociatat do te vazhdojne. Juve nuk nxitohet dhe pret ditet e fundit te merkatos.
Authors get paid when people like you upvote their post.
If you enjoyed what you read here, create your account today and start earning FREE STEEM!
If you enjoyed what you read here, create your account today and start earning FREE STEEM!