YouTube dhe Facebook po humbin krijuesit drejt rivalëve në Blockchain

in steem •  7 years ago  (edited)

Image Source

Shqetësimet rreth privatësisë, cenzurimi, si dhe një ndalesë e reklamave të kripto-valutave po i përzënë krijuesit nga emrat e mëdhenj te rrjeteve sociale.

Nga Camila Russo

Peter “Furious Pete” Czerwinski ka afër 5 milionë ndjekës në YouTube, por ata nuk mund të shohin shumicën e videove të tij te fundit aty. Për të parë 46 nga 71 videot me ngritje të peshave apo garave të ushqimit fansat duhet të përdorin DTube. Ngjan mjaft me YouTube por krijuesit e videove mbështeten në donacionet e shikuesve në vend të përfitimeve nga reklamat, ndërsa moderatorët e faqes rrallë provojnë që të censurojnë materialet potencialisht ofensive. Czerwinski, i cili ka bërë këtë lëvizje dy muaj më parë ka thënë se beson që materialet e tij nuk do të mund të kenë qarkullimin e merituar në YouTube. Ai nuk i është përgjigjur kërkesave për koment.

Përderisa YouTube i është dashur që të ketë një qasje më të ashpër në censurimin e materialeve ofensive me të cilat reklamuesit nuk duan që të jenë të ndërlidhur, një numër gjithnjë e në rritje i krijuesve kanë ikur drejt faqeve si Dtube për të evituar kufizimet. DTube funksionon në rrjetin e blockchain të quajtur Steem dhe përdoruesit mund t’i paguajnë krijuesit dhe komentuesit me valutë elektronike. Kjo është një tjetër pikë dallimi me YouTube, ashtu sikurse me Facebook dhe Twitter. Që të trija kompanitë e orientuara drejt reklamuesve janë duke i ndaluar gradualisht reklamat për kripto-valutat, duke dashur që të mbrohen kështu nga përgjegjësia legale në rast se ato rezultojnë të jenë skema mashtrimi apo nëse rregulohen formalisht si asete financiare. Krijuesit e videove që kanë interesim për kripto-valutat thonë se ky është poashtu një faktor që po i largon ata nuk emrat e mëdhenj te rrjeteve sociale. Në kohën e skandalit të madh të Facebook me të dhënat personale të përdoruesve, privatësia është arsyeja e trete. YouTube nuk shtë përgjigjur kërkesave për të komentuar këtë ndodhi. Facebook i është referuar njoftimeve të mëparshme se se kompania është duke punuar për të përmirësuar reputacionin e saj por thote se nuk ka pasur një rënie domethënëse të përdoruesve.

Platformat më pak të centralizuara e lënë në duart e krijuesve dhe përdoruesve të gjithë pushtetin dhe potencialisht privatësinë, thotë Ned Scott, i cili drejton rrjetin social Steemit (të mbështetur në Steem). Në vend të reklamave apo shitjes së të dhënave personale të përdoruesve, faqet si ajo e Scottit mbështeten në shtimin e përdoruesve për të rritur vlerën e monedhës së tyre digjitale. “Gjithçka është shumë më transparente”, thotë ai. “Nuk do të ketë shumë autoritete të veçanta që do të diktojnë se si do të operojë media sociale”. Steemit, në aktivitet prej tashmë 2 vitesh, ka rreth një milion përdorues dhe sipas Scottit ka shtuar rreth 120,000 në muajin e fundit. Rival LBRY ka rreth 600,000 përdorues të regjistruar.

Është larg nga 2 miliardë përdoruesve mujor të Facebook, apo qoftë edhe te 87 milionët, të dhënat e të cilëve i janë dhënë Cambridge Analytica. Por Naomi Brockwell, një krijuese videosh nga Nju Jorku e specializuar në materialet “crypto” thotë se ajo që tani fiton mesatarisht 40 dollarë për video në monedha (tokens) Steem, shumë për të cilën do t’i duhëshin muaj në YouTube. Brockwell thotë se i duhet që të gjejë alternativa të rrjeteve sociale të mëdha pasi këta të fundit i kanë rralluar reklamat në videot e saj. “Nuk mendoj së ka të bëjë me mbrojtjes”, thotë ajo. “Është bëhet për kontrollin”.

Brockwell, ashtu si edhe krijues të tjerë në këto faqe të reja, fillimisht ishte skeptike nëse monedhat (tokens) Steem vlenin ndonjë gjë. Përveç kësaj është edhe mundim që t’i shkëmbesh në dollarë amerikan: Në shumicën e faqeve të tregtimit të kripto-valutave, duhet ti këmbeni së pari në Bitcoin e pastaj ta shndërroni Bitcoinin në para kesh.

Krijuesit mund të presin se do të kenë kontroll të rëndësishëm në faqet në blockchain pasi ekzistojnë disa barriera nëse dëshirojnë të largohen, thotë Shefi ekzekutiv i LBRY, Jeremy Kauffman. Sikurse emaili, thotë ai, është relativisht e lehtë që të kalosh në një faqe të re nëse nuk pëlqen të tijën. Dhe për shkak të natyrës së decentralizuar të rrjetit blockchain përdoruesit që kanë “tru” për teknologji mund të gjejnë mënyra për të publikuar materiale kontraverse edhe nëse ai vetë provon qe ta bllokojë apo përjashtojë.

Ana e errët e kësaj, sigurisht, është se rregullat e pakta mund t’i bëjnë këto faqe parajsë të pikërisht gjërave si gjuha e urrejtjes, teoritë konspirative dhe materiale të tjera të padëshirueshme që YouTube dhe të tjerët ngadalë po marrin masa për t’i bllokuar. Reduktimi i videove të tilla pa kompromentuar të drejtën e shprehjes apo portofolin e krijuesve është një akt i vështirë balancimi. Nasim Aghdam, krijuese e YouTube nga San Diego, ishte ankuar vazhdimisht tek të afërmit e saj për praktikat e kompensimit të kompanisë para se të hapte zjarr në selinë e YouTube në San Bruno, kaliforni me 3 Prill, duke vrarë veten dhe duke plagosur tre të tjerë.

Nëse shërbime të tilla si DTube dhe Steemit do të jenë mjaftueshëm të suksesshëm, problemi i tyre më i madh do të jenë paratë e mëdha të YouTube apo Facebook, thotë Lance Morginn, CEO i Blockchain Intelligence Group, kompani që analizon transaksionet e kripto-valutave. Gjithsesi disa krijues thonë se emrat e mëdhenj kanë humbur shkëlqimin mjaftueshëm sa për të hapësirë për të rinjtë. “Deri më tani, nuk jam i sigurt nëse njerëzit kanë qenë të vetëdijshëm për vlerën e të dhenavë të tyre personale”, thotë Dan Novaes, bashkë-themelues dhe CEO i Current, faqe streamingu e mbështetur në blockchain. “Me blockchainin njerëzit më në fund të do të kenë rastin që të shpërblehen për kohën, vëmendjen, dhe të dhënat. Të dhënat e tyre të çmuara nuk do të jenë më në kontroll të pak kompanive gjigande”.

Source

Authors get paid when people like you upvote their post.
If you enjoyed what you read here, create your account today and start earning FREE STEEM!