Dr.Shevqet Ramush Mehmet
/ Pèrvoja me 19 të sëmurë/
KBC “ Rebro”Klnika e Urologjisë, Zagreb
Milan Vidoviq,Josip Pasini, Shevqet Mehmet, Shefqet Berisha
E botuar në “ Praxis Medica” vol.3p, N-2, 123-129, 1986
REZYME
Zhvillimi i hyperparathyroidizmit sekondar te pacientët me insuficinencë terminale-renale mund të preventohet në etapën e hershme,pra para hemodializës.
Tretmani kirurgjik është më I theksuar në rastin e rezistencës ndaj terapisë dhe hyperparathyroidizmit të manifestuar klinik sekondar.
Tretmani kirurgjik nuk shkakton vdekshmëri pork a morbiditet minimal. Te numri më I madh I pacientëve, jep rezultate të mira.
Hyperparathyroidizmi sekondar zakonisht paraqitet simptomeve. te pacentët në hemodializën kronike,por ka edhe një varg masash të cilat duhet ndërmarrë për eliminimin e
HYRJE
Hyperparathyroidizmi sekondar është çrregullim metabolic që karekterizohet me tajimin e tepruar të parathormonit.Patofiziologjia e hyperparathyroidizmit sekondar nuk është I qartë deri në fund/16,18/ .Çrregullimi është më së shpeshti pasojë e hipokalcemisë, si stimulim më I forte I hiperproduksionit të hormonit/1o,15/.
Deri te hiperkalcemia vjen si pasojë e shumë faktorëve,prej të cilëve më I rëndësishmi është hiperfosfatemia/2/, edhe pse faktorët tjerë si tajimi I forms active të metabolitit të vitamins D, me të vjen deri te zvogëlimi I apsorbcionit intestinal të kalciumit ,/7,12,18/.
Një iritim I tillë kronik mundëson hiperplazionin e gjëndrrave të cilat mund të vzhdojnë hiperfunksionin edhe atëherë kur nuk ka iritacion psh. Me rastin e rezistencës së sëmundjes pas aplikimit të terapisë konzervative/6,14/,pas transplatimit të veshkës, kur mund të vijë deri te manifestimi I hiperparathyroidizmit persistent,I cili mund të kërkojë intervenimin kirurgjikal/1,11/.
Te insuficienca renale kronike shpesh hiperpara-tiroidizmi sekondar paraqitet mjaft herët,zakonishit ka evolim progresiv, që është rezultat I zvogëlimit të numrit të nefroneve fuksionale.
Hiperparathyroidizmi te të sëmurët me insuficiencë renale fillestare mund të pengohet me aplikimin e masave adekuate, në rend të pare me ordinimin e vitamins “D”, 1,25/OH/2 D3 Rocatrol, aluminium hidroksid,ose me zmadhimin e koncentrimit të kalciumit në tretjen dializuese/ 14,17/.
Me masta e akcentuara nuk mund gjithnjë plotësisht të pengohet zhvillimi I hiperparathyroidizmit sekondar,por, te disa të sëmurë bëhet zvogëlimi I simptomeve. Hiperparathyroidizmi sekondar paraqitet tek të gjithë të sëmurët me insuficiencë kronike renale,ku me kohë sëmundja pavarësisht nga aplikimi I masave konzervative, tregon evoluim progresiv.
Vetë te një e treat e të sëmurëve,sëmundja manifestohet me simptome:
- kalcifikimet metastatike
- simptomet neurologjike
- kroja e lëkurës
- me dhembje në eshtra,që janë pasojë e osteomalacionit ose osteitis fibroza cistica.
Tek të gjithë të sërët,pas një kohe të caktuar, vjen deri te manifestimi të simptomeve klinike, ndërsa shkalla e kalcifikimeve metastatike nuk është e njejtë.
Diagnoza vehet në bazë:
- të parametreve biokiimike/fosfata alkale,PTH
- të analizave rendgenologjike/ denzitometrisë matja e dendësisë të eshtrave 23,29
- të analizave me anën e izotpoveve/ scintigrafia kuantitative e eshtrave/18,19/.
Madhësinë, numrin dhe pozicionin e gjëndrrave parathyroide me mjaft precizitet mund të bëhet me aplikimin e ultrazërit/21/, ndërsa aplikimi I tomografisë të kompjuterizuar ka vendin e vet/9/.
Indikacioni për terapi kirurgjike është hiperpara-thyroidizmi sekondar klinikisht I manifestuar I cili është rezistues në terapi konzervative/26/.Ekzistojnë dy principe themelore në kirurgjinë e hiperparathyroidizmit
Sekondar
- parathyroidectomia subtotale,kur bëhet ablacioni I tri gjëndrrave paratiroide dhe ¾ e gjëndrrës së katërt paratiroide.
- paratireodektomia totale, me autotransplatacion të përnjëhershëm apo të vonshëm të një pjese të gjëndrrës paratiroide/ 3,4,5,2225.28/
Autotransplatacioni I vonshëm nënkupton aplikimin e metodës së krijoperzervimit të indit që mundëson autotransplatacionin eventual në gjashtë muajt e pare pas paratiroidektomisë.Këto dy metoda përdoren njësoj në kirurgjinë e gjëndrrës paratiroide dhe çdo metodë ka përparsitë e veta,por edhe dobësitë.
TE SEMURET TANE
Gjatë caktimit të indikacionit për intervenim kirurgjikal tek të sëmurët tanë,kemi shfrytzuar këta tregues/13/
- kalcifikimet patologjike, sëmundja e të thatit, ndërrimet në retinë, dhëmbjet në eshtra, nyje dhe në bark, ndërrimet në sferën psikike.
- parametret biokimike / CEA, fosfori në serum, mangeniziumi ne serum, fosfataza alkale/.
- caktimi I parathormonit
- analizat rentgenologjike/ të shuplakave,kraniumit, bushtit të kurrizit,pelvikut/
- scintigrafia e eshtrave dhe denzitometria/16,19,23/
- tek disa të sëmurë biopsioni I eshtrave
- ultrazëri I gjëndrrave paratiroide
- te disa të sëmurë punksioni I noduseve suspekte me ndihmën e ultrazërit dhe
- tomografia e kompjuterizuar e gjëndrrave paratiroide.
Gjithsej janë operuar 19 të sëmurë me hiperparatiroidizëm sekondar.Në 18 raste është bërë e ashtuquajtura paratireodektomia subtotale radikale, ndërsa tek një e sëmurë paratireidektomia totale me autotransplatacion të gjëndrrës paratiroide. Tek një I sëmurë nuk kemi mundur të bëjmë identifikimin e gjëndrrës së katërt paratiroide, ndërsa në dy rastekemi bërë identifikimin e 5 gjëndrave paratiroide. Tek tre të sëmurë nuk është arritur përmisimiklinik dhe biokimik, ndërsa tek të tjerët ka ardhur deri te përmisimi I shpejtë, me ndërprerjen e dhemmbjeve dhe krojës, me zvogëlimin e kalciumit në serum, me normalizimin e fosfatazës alkale dhe zvogëlimin e nivelit të parathormonit.
Të sëmurët I kemi përcjellë prej një muaji deri në 2 vjet.Në periudhën pasoperative është I nevojshëm aplikimi adekuat I substitucionit të kalciumit me vitamin”D”/22,28/, në fillim në formën parenterale,pastaj perorale.
Në punën tone me 19 të sëmurë me hiperparatiroidizëm sekondar nuk ka pasur mortalitet,as morbiditet/28/.
Paratireodektomia subtotale është intervenim kirurgjikal ku mbetet gjysma ose 1/3 e gjëndrrës së katërt paratiroide.Anët negative të kësaj metode janë jomësia e caktimit preciz e sasisë së nevojshme të indit të mbetur, gjë që ndodh të mbetet më tepër, që ka për pasojë hiperparatiroidizmin e përhershëm gjë që ndodh të mbetet më tepër, që ka për pasojë hiperparatiroidizmine përhershëm, gjë që, kërkon një reeksplorim të vështërsuar të qafës,ose të mbetet pa kind, që ka për pasojë hipoparatiroidizmin që kërkon terapi kronike medicinale, meqë nuk ekziston korelacion I lartë në mes sasisë të indit të mbetur dhe aktivitetit metabolic/27/.
Për këtë kemi zhvilluar konceptin e paratireodektomisë subtotale radikale,ku sasia e indit të mbetur nuk është më e madhe se 2x2x2 mm, perkatësisht 8 mm kub.Në këtë mënyrë bëjmë prevenimin e hiperparatiroidizmit.Gjëndrat tjera I prejmë në copa të vogla me madhësi 1-2 mm kub, dhe në rast të hipoparatiroidizmit persistent bëjmë transplatimit/4,22,28/. Krioperzervimi/4,28/ aplikomet me metodë standard,me të cilën indi mund të ruhet 6 muaj/3/.
Te rasti I fundit kemi bërë paratireidektominë totale me autotransplatacion të njëhershëm të copses së gjëndrrës paratiroide në muskulin deltoid/4,22,28/.Ky është rasti I parë nga seria e të sëmurëve tek të cilët do të aplikohet kjo metodë. Këtë metodë e kemi përdorur pasi që në tri raste nga 19 të sëmurë nuk kemi pasur rezultat të dëshiruar.
Gjatë punës kirurgjikale është nevojshme të bëhet eksplorimi retromanubrial,pasi që në punën tone kemi pasur tri raste që një gjëndërr të ketë këtë lokalizim.
PERFUNDIM
Prevenimin e zhvillimit të hiperparatiroidizmit sekondar te k të sëmurët me insuficiencë kronike renale duhet filluar mjaft herët,para aplikimit të hemodializës/24/.Indikacioni për trajtimin kirurgjikal të hiperparatiroidizmit e vejmë vetëm në format rezistuese medikamentoze dhe në format manifestuese klinike të hiperparatiroidizmit sekondar.
Vetë intervenimi kirurgjikal nuk ka mortalitet,as morbiditet, dhe në shumicën e rasteve jep rezultate të mira.
Hiperparatiroidizmi sekondar është dukuri e rregullt tek të sëmurët që gjenden në programin kronik të da;izës. Ekzistojnë masa të shumta që aplikohen me qëllim të zvogëlimit të simptomeve të kësaj sëmundje.
SUMMARY
SURGICAL THERAPY OF SECONDARY HYPERPARATHYROIDYSM
The development of secondary of secondary hyperparathyroidism in patients with terminal renalk failure should be prevented at an early stage, tat is before hemodyalisis.
Surgical treatment is indicated only in cases of drug –rezistant and clinicaly manifest secondary hyperparathyroidism.
Surgical procedure is not accompanied by mortality , but has a minimal morbidity.In mos patients is gives good results.
Secondary hyperparathyroidism is a regular occurrence in patients on cronic hemodyalisis , but there are numerous measures to be taken for relieving or eliminating the symptoms.
Dr.Shevqet Ramush Mehmet
Good Explained
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit
Hi! I am a robot. I just upvoted you! I found similar content that readers might be interested in:
http://www.drshevqeti.com/terapia-kirurgjike-e-hiperparatiroidizmit-sekondar/
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit
Congratulations @ronoz-4! You have completed some achievement on Steemit and have been rewarded with new badge(s) :
You published 4 posts in one day
Click on any badge to view your own Board of Honor on SteemitBoard.
For more information about SteemitBoard, click here
If you no longer want to receive notifications, reply to this comment with the word
STOP
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit
Thanks for your good posts, I followed you!
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit
Congratulations @ronoz-4! You received a personal award!
Click here to view your Board
Do not miss the last post from @steemitboard:
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit
Congratulations @ronoz-4! You received a personal award!
You can view your badges on your Steem Board and compare to others on the Steem Ranking
Vote for @Steemitboard as a witness to get one more award and increased upvotes!
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit