Hydrocela e testiseve është “herni ujore” ku kemi akumulim të tretjes seroze në mes të herdhes dhe mbështjellsëve/ tunica vaginalis/.Sipas statistikave paraqitet në 1% të popullsisë, në shumicën e rasteve është unilaterale,por mund të kemi edhe lokalizim bilateral.
Sasia e tretjes së akumuluar seroze mund të jenë e ndryshme,prezente janë rastet e hydrocelave sa një kokë njeriu, tek të moshuarit që nuk janë trajtuar me kohë.Hydrocelat për kah gjeneza mund të jenë kongjenitale dhe të fituara.Herdha e cila formohet në abdomen , ne mes muajit të shtatë dhe të nëntë nën ndikimin e testosteronit zbret në çeskë skrotale.Komunikimi në mes abdomenit dhe qeskës skrotale mund të jenë i hapur, për çka çeska skrotale mbushet me tretje seroze. Në shumicën e rasteve hydrocelat kongjenitale kanë resorbim të tretjes seroze mbrenda 24 muajve,vetëm disa janë prezente pas kësaj kohe. Hydrocelat e fituara në shumicën e rasteve janë sekondare, te inflamacioni i herdhës, te trauma e herdhës ose te tumoret e herdhës.
Në tablon klinike dominon asimetria në mes herdhes me hydrocelë dhe pa, me ç rast herdha me hydrocele është dukshëm më e madhe, është më e lëshuar, nuk ka dhembje në palpacion. Sedimentacioni është qetë, markerët janë negativ.
Diafanoscopia me dritë , tregon tejdukshmërinë,pasi drita depërton në tretje seroze, ndërsa ultrazëri me sondë 5 ose 7 Mhz, pos diagnozës precise, ofron shenime për statusin e herdhës, për sasinë e tretjes seroze, për kualitetin e tretjes seroze, njëherit mundëson diagnozën diferenciale me spermatocelë, funikulocelë.
Diafanoscopia me dritë , tregon tejdukshmërinë,pasi drita depërton në tretje seroze, ndërsa ultrazëri me sondë 5 ose 7 Mhz, pos diagnozës precise, ofron shenime për statusin e herdhës, për sasinë e tretjes seroze, për kualitetin e tretjes seroze, njëherit mundëson diagnozën diferenciale me spermatocelë, funikulocelë.
Tek të rriturit duhet zgjidhur me operim, duke përdorur metoden Winckelmann, Bergman ose Braun.Operimi te hydrocelat e mëdha kërkon drenim, suspenzorij.Ecuria operative në shumicën e raste është e mirë.Punktimi i hydrocelës nuk është i preferuar,pos në rastet e të moshuarve,kur ka kontraindikacione për operim.
Dr.Shevqet Ramush Mehmet
Hi! I am a robot. I just upvoted you! I found similar content that readers might be interested in:
http://www.drshevqeti.com/hydrocela-testis/
Downvoting a post can decrease pending rewards and make it less visible. Common reasons:
Submit