Sot FIFA ka botuar në një njoftim rregullat e reja sa i përket merkatos dhe komisioneve të agjentëve

in sportstalk •  5 years ago 

IMG_1569514572747.jpg
Fifa

Sot FIFA ka botuar në një njoftim rregullat e reja sa i përket merkatos dhe komisioneve të agjentëve. Duke nisur nga viti 2020, FIFA do të fusë në zhvillim këto rregulla me qëllim mbrojtjen dhe përmirësimin e sistemit futbollistik.

▪️Le ta nisim me rregullin e parë: limitime për klubet e mëdha sa u përket huazimeve të lojtarëve 22 vjeç e më tej. Nga 2020-21 do të jetë e mundur të kryhen vetëm tetë trasferime - në hyrje dhe në dalje - nga 2022-23 numri do të ulet në gjashtë. Rregull që FIFA e ka vendosur për të ndaluar që huazimet të kryhen për qëllime komerçale, pasi ato duhet të jenë me qëllim zhvillimin e të rinjve.

▪️Rregulli i dytë u përket agjentëve të cilët do të kenë më pak benefite se aktualisht. Kjo do të prekë vetëm një nga palët e përfshira në një tratativë: lojtar, klubi blerës ose klubi shitës.

▪️Sa u përket komisioneve të agjentëve, këta të fundit do të kenë të drejtë të marrin 10% të shumës së marrë nga klubi që shet një lojtar, 3% të pagës së lojtarit që përfaqësojnë dhe 3% të shumës nga klubi që pëfaqëson që mbyll blerjen.

Këto të reja do të diskutohen në mbledhjen e ardhshme të Këshillit të FIFA-s, e programuar në 24 dhjetor ku synohet për aprovimin e rregullave që nga viti i ardhshëm. Merkatoja me sa duket po fillon të ndryshojë lëkurë.

Authors get paid when people like you upvote their post.
If you enjoyed what you read here, create your account today and start earning FREE STEEM!